Mediet greke: Mavraj dhe Toure dështimet e sezonit
Greqia ka një kampionat që për shumë futbollistë nuk konsiderohet i duhuri. Ambienti, mënyra e lojës dhe mbase infrastruktura, kanë bërë që të mos tregojnë në fushë atë çfarë pritet prej tyre. Në përfundim të pjesës së parë të sezonit, mediet greke kanë bërë edhe bilancin.
Nën vëzhgim kanë qenë futbollistët për të cilët ka pasur një pritshmëri të madhe, por që nuk ia kanë dalë të jenë në lartësinë e duhur. I pari në këtë listë dështimesh është Yaya Toure i Olimpiacosit. Me gjithë eksperiencën që ka apo titujt e fituar, Toure nuk bindi për asnjë moment trajnerin Pedro Martins dhe më pas palët u ndanë mes tyre në dhjetor. Mërgim Mavraj u zgjodh nga Arisi për eksperiencën që kishte në më se dhjetë vite si pjesë e futbollit elitar gjerman, mirëpo gjërat nuk shkuan mirë për skuadrën greke dhe për pasojë edhe paraqitjet e shqiptarit nuk ishin të duhurat. Gjithashtu, Hakim Mansur, ish-futbollisti i Milanit nuk ka qenë në lartësinë e duhur me skuadrën e Lamias.
20-vjeçari maroken në vitin 2014 u konsiderua si një talentet për të rëndësishëm kur u ble nga kuqezinjtë italianë, por përveç zhurmës së prezantimit në Gri, nuk ka treguar asgjë tjetër. Eugen Hatçeridi me PAOK dhe Mahmund Sikamballa i Apolo Smirni plotësojnë pesëshen e lojtarëve nën pritshmëritë e opinionit sportiv.