Mediet ia publikuan fotografinë në vend të një tjetri të arrestuar, reagon Kreshnik Krasniqi

02 shkurt 2024 | 21:31

Kreshnik Krasniqi ka reaguar pasi është publikuar fotografia e tij në medie të ndryshme, për sulm ndaj policisë së Kosovës në një lokal në Prizren.

Sipas Kreshnikut, i arrestuari nga policia është tjetër, ndërsa është plasuar fotografia tij, prandaj për këtë arsye ai ka shkruar se do t’i padit në gjykatë.

“Mediet tona, fatkeqësisht, nuk ta japin lirinë as të merresh me hallet e tua. Ky në anën e djathtë të fotos jam unë (Kreshnik Krasniqi), por nuk jam ai Kreshnik Krasniqi i arrestuar për narkotikë, as sulm ndaj policisë. Ende nuk po mund ta besoj, aq më pak të kuptoj, se si mund të ndodhë një marrëzi e tillë mediale. Më keni shqetësuar pa masë! Ma keni shqetësuar familjen dhe të gjithë të afërmit e mi. Për këtë nuk do t’jua fal kurrë!, ka shkruar ndër tjera në reagimin e tij Kreshnik Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani TALAT XHAFERI KRYEMINISTËR ME GRYKË TË PUSHKËS Shqiptarët…