Mediet italiane i bëjnë jehonë takimit të Edi Ramës në Milano: Ngriti lart vlerat kombëtare të shqiptarëve

27 maj 2024 | 12:12

“Mbi 5 mijë shqiptarë morën pjesë në stadiumin Busto Arsizio (Varese) dhe gati 3 mijë të tjerë qëndruan jashtë, për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili ka ardhur për të vlerësuar diasporën shqiptare në kuadër të një turi evropian, dedikuar promovimit të kulturës shqiptare dhe investimeve në tokën e ‘Shqiponjave’”, shkruajnë mediet italiane.

“Na duhej stadiumi San Siro”, ka treguar në skenë organizatori i eventit, Ylli Ujka, një sipërmarrës që kishte ardhur me anije në vitin ’91 në Pulia, e sot jeton në Gallarate (Varese).

Pas hyrjes së tij, kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim që në fokus kishte krenarinë kombëtare. Ndër të tjera, Rama ka vënë në pah paragjykimet që populli i tij emigrant duhej të vuante në Itali, transmeton “dritare.net”.

“Ishte shqiptar”, kjo ishte fjala që Rama që ka përsëritur disa herë në italisht, për të kujtuar se si emigrantët shqiptarë shpesh ishin vënë në shënjestër të racizmit, madje edhe në medie.

“Rama përmend edhe figurën e Umberto Bossit, i cili me atë jelek dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë dhe vite më pas erdhi në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij”.

Por më pas ai ka kujtuar se si qeveritë italiane janë kujdesur për Shqipërinë si askush tjetër, ku një ndër to ka qenë edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, të cilën Rama e ka cilësuar si mike të vendit. Duke përmendur perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Rama ka thënë: “Evropa më në fund të fillojë të kuptojë se së pari duhet të ribashkohet përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Federata…