Mediet italiane i thurin elozhe Asllanit
Kristjan Asllani po fiton gjithnjë e më shumë minuta tek Interi gjatë këtij sezon, duke marrë besimin e trajnerit Inzaghi.
“Asllani po më bind gjithnjë e më shumë, ndeshje pas ndeshje”, u shpreh trajneri i Interit pas ndeshjes kundër Salzburg.
Tani Asllani nuk është thjesht një zëvendësues, por është një opsion shumë i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, që tashmë do e ketë një alternativë shumë të mirë në një sezon të gjatë.
Asllani ka përpara një rival shumë të fortë, një nga regjisorët më të mirë në qarkullim si Calhanoglu, por e rëndësishme është që Inzaghi e ka gjithnjë në konsideratë.
“Asllani, Interi i Inzaghit ka një qartësi më shumë”, shkruan TuttoSport. Sipas medieve italiane, Asllani po projektohet si titullar në sfidën e radhës të Serie A, atë kundër Frosinones, që do të luhet këtë të diel.