Mediet në Francë: Mobilizimi kundër Vuçiqit në rritje

07 janar 2019 | 17:13

Në Serbi është në rritje mobilizimi kundër “regjimit autoritar” të presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe duket se frika po zhduket për shkak se çdo të shtunë mblidhen një numër në rritje i njerëzve.

Kështu kanë shkruar mediet franceze të cilat i kanë kushtuar vëmendje të madhe protestave kundër presidentit serb.

Gazeta “Le Figaro” ka shkuar se të shtunën e kaluar, e shtuna e pesë me radhë janë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz në Beograd përkundër motit të ftohtë dhe festimit të Krishtlindjeve.

“Figaro” ka theksuar se tensionet janë rritur më tej kundër Qeverisë dhe presidentit Vuçiq pas sulmit në kreun e opozitës në Serbi, Borko Stefanoviq,

Gazeta franceze ka kujtuar se një grup studentësh kanë organizuar protesta. I njëjti grup sipas kësaj gazete ishte edhe në pranverën e vitit 2017, kundër zgjedhjes së Vuçiqit me moton “kundër diktaturës”.

Gazeta tjetër franceze, “Le Point” ka shkruar se protestat në Serbi po vazhdojnë kundër regjimit të Vuçiqit, duke shtuar se organizatorët kanë deklaruar se protestat do të mbahen çdo të shtunë deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.

Protestat janë duke u përhapur në qytete të tjera si Nishi, Kragujevac, Novi Sad dhe Pozega, kanë shkruar mediet në Francë. Për protestat në Serbi kanë raportuar edhe radiot franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedime me Serbinë, kryesuar nga…