Mediet në Gjermani lavdërojnë Abrashin
Amir Abrashi ishte sërish titullar pasditen e djeshme në fitoren e spektakolare të Freiburg kundër Augsburg. Një ndeshje që dhuroi shumë emocione ditën e djeshme në Bundesliga, pasi skuadra e mesfushorit shqiptar shënoi pesë herë në portën kundërshtare, duke dalë në fund me vetëm një gol të pësuar, ndërsa koleksionon dhe tre pikë të rëndësishme.
Ashtu si në ndeshjen e parë, Amir Abrashi luajti titullar dhe e përfundoi deri në fund takimin, duke bërë një tjetër paraqitje bindëse me ekipin e tij.
“Pitbulli”, siç e thërrasin ndryshe, arriti të ishte deçiziv në thyerjen e aksioneve kundërshtare, madje duke i vënë të gjithë rivalët në vështirësi. Është portali “Sudukurier”, që bën analizën për çdo lojtar të Freiburg në ndeshjen e djeshme, duke dhënë dhe vlerësimet përkatëse.
“Ai vrapoi disa herë më shpejt se kundërshtarët, kontrollonte topin dhe më pas qarkullonte”, shkruan ndër të tjera ky portal në analizën për futbollistin e kombëtares shqiptare.
Më pas vijon duke shkruar: “Futbollisti ndërkombëtar i Shqipërisë ishte thjesht shumë i fortë se të gjithë lojtarët e Augsburgut, që erdhën sot për të luajtur. Një galaktik i shkëlqyer, i cili mori një vlerësim të merituar nga trajneri. Abrashi e ka bërë Christian Streich të lumtur dhe të gjithë tifozët e Freiburgut. Ai meriton një 1-ësh me yll”, ka shkruar sajti gjerman. /Telesporti/