Mediet në Spanjë zbulojnë fituesin e ‘Topit të Artë’
28 nëntor 2018
| 14:47
Mediet spanjolle raportojnë se Luka Modriq do ta fitojë “Topin e Artë” për vitin 2018, duke e mposhtur ish-bashkëlojtarin e vet Cristiano Ronaldon më 3 dhjetor.
Sipas “Onda Cero”, Modriqi do ta fitojë “Topin e Artë 2018” më 3 dhjetor, disa muaj pasi u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i FIFA-s dhe UEFA-s. Radioja spanjolle raporton se, përveç Modriqit, në podium do të jenë edhe Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann, dhe jo Kylian Mbappe dhe Raphael Varane siç është raportuar deri më tani.
Kroati Modriq ka pasur një sezon fantastik duke e fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, si dhe duke e drejtuar Kroacinë drejt arritjes në finale të Kupës së Botës në Rusi, ku u mposht nga Franca.