Mediet serbe e kërkojnë dënimin e Dakut për tatuazhin ‘Katana 138’

11 shtator 2023 | 14:38

Mirlind Daku ishte protagonist i Kombëtares shqiptare duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak minuta pasi hyri në fushën e blertë.

Sulmuesi nga Kosova festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – “Katana”, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar. Tatuazhi ngriti shumë pluhur në publikun serb dhe mediet e shtetit fqinj po pyesin nëse UEFA do të reagojë për këtë dhe nëse do ta dënojë sulmuesin kosovar.

Nga ana e tij, futbollisti shqiptar nga Kosova e dha një mesazh të fuqishëm dhe emocionues pas lojës. “Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”, ka deklaruar Daku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ymer Elshani Flakëroshi ishte Ylli më i bukur i bregut…