Mediet serbe publikojnë foton e Faton Hajrizit të vrarë
19 korrik 2024
| 14:24
Mediet në Serbi kanë raportuar se Faton Hajrizi është vrarë.
Hajrizi dyshohet se dje ka vrarë policin serb, Nikola Krsmanoviq dhe ka plagosur Vjekoslav Iliqin, i cili ka ndalur veturën në të cilën ndodhej.
Sipas informacioneve të “Informer”, Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike.
Mediumi serb, “Informer” ka publikuar pamjet, ku Faton Hajrizi shihet i shtrirë në tokë.