Mediet serbe s’pajtohen për respektin që iu bë Thaçit në Paris
13 nëntor 2018
| 11:15
Mediet serbe vazhdojnë t’i kërkojnë me ngulm prapaskenat potenciale të respektit të madh që iu është bërë presidentit Hashim Thaçi në Paris.
Ato nuk po mund të pajtohen assesi me atë që ka ndodhur në ceremoninë e festimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, prandaj janë duke kërkuar “arsye të fshehura” për pozicionimin e Thaçit dhe takimet që ai ka realizuar.
Imagjinata e medieve serbe shkon nga “Marrëveshja e fshehtë mes Thaçit dhe Putinit”, e deri te “Pagesa e 25 milionë eurove”. (Klan Kosova)