Mediet serbe: Të martën vazhdon dialogu në Bruksel
13 shtator 2024
| 14:09
Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.
Siç raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug”, takimi është caktuar për të martën e javës së ardhshme (17 shtator).
Më tutje sipas mediumit, pretendohet se Kosova e ka refuzuar takimin trepalësh.