Mediet serbe tronditen nga deklarata e presidentes kroate bërë në Shqipëri
19 korrik 2018
| 15:36
Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ka falënderuar shqiptarët në Kroaci për kontributin e tyre për atdheun e saj, në kohën kur Kroacia ishte në luftë me Serbinë.
Nga kjo deklaratë , mediet në Serbi kanë mbetur të tronditura, duke e cilësuar këto deklaratë si “shokuese”.
“B92”, ka shkruar: “Kolinda shokon sërish: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër në armë”.
“Ishim fjalë për fjalë vëllezër në armë, para se të bashkoheshim në NATO në vitin 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe më besoni, Kroacia nuk do ta harrojë atë”, ka thënë Grabar-Kitaroviq.
Ajo ka thënë se Shqipëria ishte mike e Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë.