
Mediet serbe: Vuçiqi në shtator viziton Kosovën
07 gusht 2018
| 10:34
Shtatori mund të jetë një muaj i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të udhëtojë për në Kosovë.
Kështu ka shkruar gazeta serbe “Blic” sipas së cilës pas kësaj vizite, kreu i shtetit serb do të udhëtojë për në Kinë dhe më pas në Nju Jork ku do të flasë në Kombet e Bashkuara.
Përderisa zgjidhja hyn në fazën përfundimtare, presidenti i Serbisë pret një ofensivë të ashpër diplomatike gjatë gjithë shtatorit, shkruan më tutje kjo medie serbe.