Mediet serbe: Vuçiqi sot mund ta shpallë Kosovën ‘territor i pushtuar’
Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar.
Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të mbajë sot Aleksandër Vuçiq të premten në orën 18:00.
Danas, Pravda, versioni ballkanik i Russia Today dhe media të tjera serbe, duke cituar burime pranë lidershipit shtetëror serb, theksojnë se ky opsion është mes atyre që po shqyrtohen nga Vuçiq.
”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.
Sipas mediave në Beograd, ambasadori serb në Podgoricë ka takuar kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiç, për t’ia treguar kërkesat e Vuçiqit.
Mes 6 kushteve që Serbia mund të prezantojë ndaj kosovës pritet që të jetë organizimi i zgjedhjeve në komunat në veri, kthimi i 700 ish policëve të komunitetit serb në detyrë, formimin e Asociacionit si dhe lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar, siç pretendohet, për arsye politike.
Gjithashtu një ndër kërkesat është dhe heqja e ndalimit të hyrjes së produkteve nga Serbia.