Mediet serbe: Vuçiqi urdhëron ushtrinë të jetë gati dhe të niset drejt kufirit me Kosovën
26 maj 2023
| 14:34
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili sonte pritet të mbajë një miting në Serbi ka dhënë urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka lëshuar sot një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë”.
“Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm, Aleksandër Vuçiq kanë nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.