Mediet spanjolle: Neymari, afër rikthimit te Barcelona

11 gusht 2023 | 16:16

E ardhmja e Neymar tashmë duket shumë larg gjigantëve francezë të PSG, të cilët kanë vendosur ta shesin brazilianin, mirëpo ky i fundit shpreson që të gjejë gjuhën me klubin, për ta mbyllur kontratën me dakordësi, në mënyrë që të vazhdojë “aventurën” e tij diku tjetër.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediet spanjolle, fantazisti brazilian ka gjetur akordin me “katalanasit’ e Barcelona për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit, si dhe me një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon.

Tashmë gjithçka është dorën e klubeve, PSG-ja e Barça, me francezët që duhet të bien dakord për prishjen e marrëveshjes nga të dyja palët, ndërsa “blaugranat” duhet të lënë disa lojtarë të shkojnë në mënyrë që të përballojnë shërbimet e Neymarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar sulmin…