Mediet turke: Shaqiri po vjen në Superligë

24 maj 2021 | 12:44

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri duket se do të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Liverpooli. Ylli nga Kosova nuk ka pasur një vit shumë të mirë te Liverpooli dhe trajneri Jurgen Klopp nuk po llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm, derisa e ardhmja e tij pritet të jetë në elitën e futbollit turk.

Mediat turke e bëjnë të kryer kalimin e Shaqirit te Fenerbahçe. ‘Fotomac’ e ka cilësuar Xherdanin si një yll të madh të futbollit botëror që do t’i bashkohet Fenerit gjatë verës. Madje gazeta në fjalë tregon edhe detaje nga marrëveshja, ku Shaqiri pritet t’i bashkohet Fenerit si huazim me të drejtë blerje në verën e vitit 2022.

29-vjeçari nga Gjilani këtë edicion është paraqitur në 22 ndeshje zyrtare me Liverpoolin ku ka të shënuar një gol të shënuar dhe ka bërë katër asistime. Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, në garë për Shaqirin është edhe gjiganti arab Al Hilal, skuadër ku luajnë edhe yjet si Sebastian Giovinco, Bafetimbi Gomis, Luciano Vietto dhe Andre Carillo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirlind Daku e ka mbyllur edicionin 2020/2021 si golashënuesi më…