Mediet ukrainase: Nova Kakhavka ka rënë në duart e Rusisë
27 shkurt 2022
| 07:59
Qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve, kanë raportuar mediet ukrainase.
Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë.
Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko, është raportuar të ketë thënë se komiteti ekzekutiv i qytetit ka hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti.
Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.