Mediet zvicerane: Shqiptarët kundër shqiptarëve, në tokën e shqiptarëve
30 maj 2018
| 17:20
Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, e luajtur në Zvicër, ka bërë jehonë të madhe edhe në mediet helvete.
Gazeta NZZ, në një reportazh të gjatë nga sfida e Letzingrundit në Cyrih, shkruan se Shqiptarët ishin kundër shqiptarëve, në tokën e shqiptarëve, ku përshkruhet festa e madhe kuq e zi takimin e mbrëmshëm.
Edhe tifozët, pavarësisht se mbanin veshur fanella të ndryshme, atë kuq e zi ap edhe atë blu me të verdhë, shpreheshin se të gjithë ishin shqiptarë. Atmosfera ishte speciale për 18.700 spektatorët, dhe një moment i veçantë ndodhi në orën 20:00, pak para se të niste ndeshja, ku të dy skuadrat kënduan me dorën në zemër himnin e Shqipërisë.