Medikamente, pajisje sanitare dhe 11 karroca donacion për QKMF-në në Prizren

25 dhjetor 2019 | 15:22

Drejtoria e Shëndetësisë nëpërmjet Shërbimit Urgjent është furnizuar me një donacion nga shoqata humanitare Jetimat e Ballkanit.

Donacioni përfshinë medikamente të ndryshme, pajisje sanitare që përdoren për lëndime dhe 11 karroca.

Komuna e Prizrenit ka bashkëpunim me shoqatën e Jetimat e Ballkanit në fusha të ndryshme, ndërsa ky është vetëm një prej bashkëpunimeve të suksesshme mes dy palëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë ka pranuar një donacion 79…