Mediumi kroat: Amerika nga frika e skenarit të Ukrainës i shiti Kosovës sisteme që stopuan tanket ruse

12 janar 2024 | 16:38

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar kërkesën e Kosovës për të shitur 246 raketa antitank “Javelin” forcave të saj të sigurisë.

Krahas rrahjes së të miturve në Vukovar dhe gjykimit të një polici serb të Kosovës në Prishtinë për krime lufte, ky ishte lajmi kryesor në televizionet serbe, shkruajnë mediat kroate, transmeton Klankosova.tv.

“Ju kujtojmë që forcat ukrainas ishin me sisteme të tilla që shtypën valën e parë të pushtimit rus, kur pamë të shtëna mjaft spektakolare të armatimit të shkatërruar rus, dhe pushtimi në ato ditë të para në fakt dështoi dhe u shndërrua në një luftë shkatërrimi”, shkruan “ Vecernji.hr”.

“Vecernji.hr” ka shkruar se dërgimi i “Javelin” në Kosovë ka ngritur shumë pluhur në Serbi.

“Ashtu siç ndodhë zakonisht në Serbi, edhe kjo ngjarje nuk është e izoluar. Vjen, për shembull, pas deklaratës së Aleksandër Vuçiqit se Serbia ka të gjithë forcën tankiste, kryesisht të marrë nga Rusia para pushtimit, por nuk ka fuqi punëtore për këto tanke. Ai përmendi gjithashtu se blerja e armëve do të vazhdojë, nga Kina dhe vende të tjera, do të jenë sisteme kundërajrore, avionë luftarakë dhe dronë”.

Mirëpo, asgjë e rëndësishme nuk ka ndryshuar në lidhje me zgjedhjet, nuk ka asnjë reagim konkret apo presion ndaj Vuçiqit në këtë drejtim.

Mediumi kroat e ka përmendur deklaratën e ministri të Jashtëm të Britanisë, David Cameron, i cili në vizitën në Prishtinë, më 4 janar, duke e quajtur Kosovën një partner të veçantë strategjik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 14.01.2024 Punime nga…