Mediumi malazez krahason Kosovën me Anglinë

15 tetor 2019 | 12:40

Fitorja e Kosovës 2-0 ndaj Malit të Zi ka marrë vëmendjen e shumicën e medieve ndërkombëtare.

Triumfi i ‘Dardanëve’ në një ndeshje të shkëlqyer i ka rënë edhe medieve malazeze, që e ka çuar në qiellin e shtatë Kosovën.

‘Dardanët’ përveç se dominuan në rezultat, zhvilloi një lojë të jashtëzakonshme duke mos lejuar kundërshtarin në asnjë moment të ishte i rrezikshëm. Kjo i ka bërë përshtypje mediumit ‘Vijesti’ që e ka krahasuar skuadrën e Challandes me atë të Anglisë.

“Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë”, ka shkruar “Vijesti.me”. Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosovën e presin dy ndeshje të vështira në muajin nëntor – ajo kundër Çekisë si mysafire dhe pastaj në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të Grupit A të cilat do vendosin edhe fatin e kualifikimit për Euro 2020.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni Nisma-AKR-PD do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.…