Mediumi në gjuhën serbe e bën lajm këngën “Komandant” të Leonora Jakupit, ia përkthen edhe tekstin

14 shkurt 2022 | 17:30

“Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtur çdo pëllëmbë me gjak. Jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”.

Mediumi në gjuhën serbe, “KoSSev” i ka cituar këto vargje të këngëtares Leonora Jakupi, nga kënga e fundit të cilën e publikoi mbrëmë, duke njoftuar për projektin e ri të saj.

Ky medium e ka bërë lajm këngën e re të Leonora Jakupit kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Duke i cituar disa nga mediat në Kosovë “KoSSev” kanë shkruar se pak pas publikimit në “YouTube”, kënga ka marrë afër 5 500 pëlqime.

Në fund, ky medium tregon se në Hagë po zhvillohet një proces gjyqësor kundër disa drejtuesve të UÇK-së, dhe e sjell të plotë në gjuhën serbe, tekstin e këngës së re të këngëtares 42-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 18 shkurt në Cleveland do të luhet superndeshja “All…