Mediumi rumun pranon se ka pasur thirrje “Serbia, Serbia”
15 nëntor 2024
| 23:44
Mediumi rumun “Fanatik” ka konfirmuar se nga tifozët rumunë kishte thirrje “Serbia, Serbia”.
Pas kësaj kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tërhoqi ekipin në zhveshtore. Kjo është pritur shumë rëndë nga tifozët rumunë, me huliganët rumunë që kanë kërcënuar që do të hyjnë në fushë.
Ka pasur policë të infiltruar në mesin e tifozëve për të ruajtur qetësinë, shkruan “Fanatik” më tutje.
“Do të hyjmë, do të hyjmë”, ishin thirrjet e tifozëve rumunë. Ndeshja kishte edhe dy minuta për të përfunduar, me rezultatin që ishte pa gola.