Mediumi serb: Radojçiqi e ka eliminuar Ivanoviqin me urdhër të Vuçiqit (Video)
Mediumi serb “Komentator.rs”, nëpërmjet një analize të publikuar sot, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka eliminuar politikanin serb, Oliver Ivanoviqin, në emër të Aleksandër Vuçiqit.
Ky ekzekutim është thënë se është bërë me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Radoiçiqi, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës për lidhjen e tij më ekzekutimin e Oliver Ivanoviqit është thënë se është problemi kryesor për Vuçiqin.
“Problemi kryesor i Vuçiqit tashmë është Radoiçiqi, si njëri prej dëshmitarëve të vetëm të vrasjes së Oliver Ivanoviqit që mund ta rrëzojë Vuçiqin në dy gjunjë para shqiptarëve”, ka shkruar ndër të tjera mediumi serb, raporton “Express”.
Në analizën e publikuar flitet edhe për takimet e shumta të Vuçiqit me Radoiçiqin që ndryshe njihet edhe si shefi i krimit të nëntokës dhe gjithashtu edhe për takimet me Zvonko Veselinoviqin.
Tutje në këtë video të publikuar flitet edhe për sulmin fizik që ka ndodhur disa ditë më parë ndaj Borko Stefanoviqit, ish-negociatorit serb në bisedimet me Serbinë, pasi ky i fundit për rastin e Oliver Ivanovoqit kishte akuzuar direkt Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin.
Stefanoviqi ishte rrahur brutalisht nga disa persona, të cilët opozita serbe thotë e janë njerëz të BIA-s serbe.
https://www.youtube.com/watch?v=OBazWdJF03c