Mediumi serb tregon se kush mund ta zëvendësojë Vulinin në krye të BIA-s
09 nëntor 2023
| 13:18
Javën e kaluar, Aleksandër Vulin, ka thënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit të BIA-s pas sanksionimit nga ana e ShBA-së tre muaj më herët.
Në lidhje me këtë temë, gazeta e njohur opozitare serbe “Danas” ka shkruar një artikull. Ky medium ka raportuar se Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në ShBA, është një nga emrat e përfolur në publik për të zëvendësuar Vulinin në pozitën e drejtorit të BIA-s.
“Opsioni i parë që u diskutua në publik ishte ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, ndërsa emri i fundit që qarkullon në medie dhe rrjete sociale është Bruno Gjuran, i cili punon në sektorin e logjistikës së BIA-s”, ka shkruar gazeta “Danas”.