Mediumi turk: Muriqi po rikthehet të luajë në Stamboll
Vedat Muriqi mund të rikthehet në Turqi pas tre viteve të kaluara mes Italisë dhe Spanjës.
Sulmuesi kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Spanjë me fanellën e Mallorcas, duke shënuar vazhdimisht.
29-vjeçari ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës, duke realizuar 16 gola dhe duke asistuar në katër të tjerë.
Rikthimi i tij në Turqi mund të ndodhë, pasi Galatasaray është duke insistuar për ta pasur në radhët e veta sulmuesin prizrenas.
Mediumi turk Aspor ka raportuar se drejtuesit e Galatasarayt janë në bisedime me Mallorcan për transferimin e Muriqin dhe pritet të ketë takime të tjera mes palëve.
Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e kosovarit, pasi ai edhe më parë ka punuar me Muriqin te Rizespor.
Kampioni në fuqi i Turqisë ka mbetur pa Mauro Icardin dhe Muriqi shihet si zëvendësuesi perfekt i sulmuesit argjentinas.
Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027 derisa shpesh herë ka deklaruar se ka dëshirë të madhe ta përfundojë karrierën te skuadra spanjolle.
Gjithsesi tregu i transferimeve është i paparashikueshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që prizrenasi të rikthehet në futbollin turk, ku ka luajtur më parë për Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor e Fenerbahce.