Mediumi turk: Nëse SHBA-ja tërhiqet nga KFOR-i, mund t’i hapet dera Rusisë

21 shkurt 2025 | 20:00

‘‘Një tërheqje e SHBA-së mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë’’, kështu shkruan mes tjerash mediumi turk Türkiye Today, në lidhje me një nga temat më të diskutuara ditëve të fundit, e që është tërheqja e mundshme e një pjesë të trupave amerikane nga Evropa.

I gjithë ky diskutim nisi pas një raportimi të bërë nga BILD ku thuhej se Italia po përgatitej për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Në artikullin e mediumit turk, i kushtohet rëndësi e madhe edhe situatës në Kosovë, ku thuhet se nëse diçka e tillë ndodhë atëherë ‘‘ndikimi i Moskës në rajon ka të ngjarë të zgjerohet’’.

Po ashtu, në artikull theksohet se ‘‘përfshirja e SHBA-së është jetike jo vetëm për stabilitetin e Kosovës, por edhe për parandalimin e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor’’, dhe që ‘‘një tërheqje e SHBA-së mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë’’.

‘‘Nëse SHBA-të tërhiqen nga KFOR-i dhe forcat e tjera të NATO-s në Evropë, kjo mund të dobësojë jo vetëm ekuilibrin e sigurisë në rajon, por edhe pozicionin strategjik të Perëndimit kundër Rusisë. Prania e NATO-s në rajon ka shërbyer si një pengesë për ndikimin rus. Një veprim i SHBA-së për të reduktuar praninë e saj mund të hapë derën për Rusinë që të marrë një rol më aktiv në rajon’’, thuhet në artikullin e mediumit turk.

Tutje, theksohet edhe se një tërheqje e SHBA nga KFOR-i mund të paraqesë ‘‘mundësi strategjike dhe politike për Serbinë’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e gjyshërve në vitin 2017 shënoi një pikë kthese…