Mediumi zviceran blick.ch: Çmimi i një testi të falsifikuar PCR në Kosovë shkoi në 800 franga
06 shtator 2021
| 12:35
Çmimi për një test të falsifikuar PCR në vendet e Ballkanit ka shkuar deri në 800 franga.
Kështu raportojnë mediat zvicerane, sipas të cilave “pikërisht kështu kriminelët përpiqen të fitojnë para”.
Dhe për këtë, siç vë në pah mediumi zviceran blick.ch, policia në Kosovë tani ka “kapur” një laborator falsifikimi në qytetin e Podujevës.
Veç kësaj, shkruan ky medium, në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR.
Në një rast, siç thuhet më tej, autoritetet konfiskuan disa kompjuterë.