Mediumi zviceran: Loredana dhe Edon Zhegrova ‘në lidhje’

26 prill 2022 | 16:09

Gazeta zvicerane “Blick” ka hedhur dyshime për një lidhje të mundshme mes reperes Loredana dhe futbollistit Edon Zhegrova.

Bazuar në një fotografi të cilën e ka publikuar këngëtarja në rrjetet sociale mediumi “Blick” ka shkruar “Çka po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-futbollistin e Baselit”, duke vazhduar tutje: “Në fundjavë, reperja Loredana u pa krah për krah me ish-futbollistin e Baselit, Edon Zhegrova në ‘storyn’ e saj në Instagram, duke i ndezur kështu thashethemet”.

Gushtin e vitit të kaluar Loredana bëri të ditur se është ndarë me ish-partnerin e saj, reperin nga Ferizaj, Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë.

Ndërsa, futbollisti Edon Zhegrova po luan me sukses në Lille të Francës, ku u transferua nga Baseli gjatë janarit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit…