Mediumi zviceran: Murat Yakin tani ka probleme edhe me Xherdan Shaqirin
Pas problemeve me Granit Xhakën, përzgjedhësi Murat Yakin thuhet se nuk e ka lidhjen aq fantastike as me sulmuesin Xherdan Shaqiri, kështu se paku raporton “20min.ch”.
Mediumi zviceran shkruan se shqiptari është ndarë i pakënaqur që nuk zhvilloi asnjë minutë në barazimin ndaj Izraelit, duke e shtyrë edhe më shumë kualifikimin për Kampionat Evropian.
“Një tjetër ylli i Natit është tani i zemëruar. Xherdan Shaqiri, sulmuesi më kreativ ishte në stol gjatë tërë ndeshjes. Nga të gjithë lojtarët Shaqiri, i cili shënoi në dy ndeshjet e fundit dhe zvicerani asistues më i mirë në këto kualifikuese të Kampionatit Evropian”.
Shaqiri nuk e di saktësisht arsyen se pse qëndroi në stol gjatë tërë ndeshjes dhe nuk ishte aspak entuziast kur po ikte në hotel. I pyetur për arsyen, Shaqiri për mediumin në fjalë tha shkurtimisht “Pyesni trajnerin!”.
Kurse, Yakin nuk është që dha ndonjë arsye reale pasi pas ndeshjes deklaroi: “Do të doja t’i jepja disa minuta, por nuk ishte ndeshje për Shaqirin”.
Ndërkohë, ai la mundësinë që Shaqiri të startojë ndaj Kosovës pasi Zvicra do të luajë me të gjitha forcat për pikët e plota.
“Kemi tre ndeshje në gjashtë ditë dhe e dimë se çfarë duhet të presim të shtunën. Për këtë arsye e kam nisur pa Shaqirin”.
Kësisoj, ndeshja për Kosovën për Shaqirin mund të jetë “historike” pasi do ta barazojë rekordin e Heinz Herrmann si lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në histori të “Helvetikëve”.