Medon Berisha: Shpresoj të jetë fillim i ri, dua të ndihmoj ekipin
15 dhjetor 2024
| 15:30
Medon Berisha është rikthyer nga dëmtimi dhe ka bërë një hap të tillë në mënyrën më të mirë të mundshme. 21-vjeçari ishte protagonist pasi asistoi në golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 2-1 të arritur nga Lecce përballë lombardëve.
Në pushimin mes pjesëve Berisha u ndal nga mikrofoni i “DAZN” dhe tha: “Sezoni im nisi në ndeshjen me Romën, por për shkak dëmtimi kam humbur shumë takime. Shpresoj që ky i sotmi të jetë një fillim i ri dhe kështu të kem mundësi që të ndihmoj ekipin. Me karakteristikat e mia mund të ndihmoj ekipin në duele si ai i sotmi. Sa i përket aspektit personal më duhet ta pranoj se më ka ndikuar shumë edhe besimi që më ka dhënë trajneri Giampaolo”.