Medvedev kalon në finalen e Australian Open, eliminim dramatik për gjermanin Zverevin
26 janar 2024
| 15:53
Daniil Medvedev ishte duke humbur në dy setet e para.
Por, ai u kthye në lojë duke i fituar tre setet e radhës për të kaluar në finale të turneut Grand Slam “Australian Open”.
Medvedev mposhti Alexander Zverevin me rezultatin 3-2 me sete, 5-7, 3-6, 7-6, 7-6 dhe 6-3, për ta prekur finalen e tretë.
Fituesi i turneut Grand Slam “US Open” në vitin 2021, ka 12 fitore krahas 7 disfatave nga Zverevi.
Ai do ta kërkojë trofeun e dytë madhor të dielën kur do të përballet me Jannik Sinnerin, i cili mposhti serbin Novak Djokoviq.