Medvedev paralajmëron ShBA-në se duhet t’i marrin seriozisht paralajmërimet bërthamore të Rusisë

03 nëntor 2024 | 13:52

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë,  i cili shërbeu edhe si president i vendit nga viti 2008 deri në 2012, paralajmëroi ShBA-në të shtunën se ishte “e gabuar” të besohej “se rusët nuk do të kalojnë kurrë një vijë të caktuar”.

Ai i tha transmetuesit shtetëror rus RT se Moska besonte se institucioneve aktuale politike të ShBA-së dhe Evropës u mungonte “largpamësia dhe hollësia e mendjes” e shfaqur nga ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së Henry Kissinger.

“Nëse po flasim për ekzistencën e shtetit tonë, siç ka thënë vazhdimisht presidenti i vendit tonë, ka thënë shërbëtori juaj modest, kanë thënë të tjerët, natyrisht, ne thjesht nuk do të kemi zgjidhje”, tha Medvedev, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Rusia i ka sinjalizuar prej javësh Perëndimit se Moska do të përgjigjet nëse ShBA-ja dhe aleatët e saj ndihmojnë Ukrainën të hedhë raketa me rreze më të gjatë veprimi thellë në Rusi.

Diplomatët amerikanë kanë thënë më parë se Washingtoni nuk po kërkon të përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

Nuk është hera e parë që Medvedev paralajmëron për një përshkallëzim serioz të konfliktit në Ukrainë.

Në shtator, ai kërcënoi se inkursioni i Ukrainës në territorin rus të Kurskut i kishte dhënë Rusisë baza formale për të përdorur armë bërthamore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të konferencës vjetore të INTERPOL-i, ministri i Punëve…