Medvedevi: Nuk mbetet gjë tjetër veçse të eliminohet fizikisht Zelensky

04 maj 2023 | 08:06

“Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të Zelenskit”. Kërcënimi vjen nga zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë Ruse Dmitri Medvedev.

“Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë” , u shpreh Medvedev në Telegram.

Presidenca ruse raportoi se Ukraina u përpoq gjatë natës të godiste rezidencën e presidentit rus në Kremlin me avionë pa pilot. Presidenti Putin nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit.

Moska foli për një tentativë terroriste për të vrarë presidentin dhe njoftoi se do të marrë masa hakmarrëse. Dronët u shkatërruan nga sistemet elektronike të mbrojtjes ajrore, por disa fragmente ranë brenda territorit të kompleksit presidencial, duke mos shkaktuar lëndime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Holandë të mërkurën vonë…