Medvedevi: Polonia do të zhduket në rast të luftës Rusi-NATO

14 prill 2023 | 16:37

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka lëshuar akuza ndaj Perëndimit duke pretenduar se po tenton të krijojë një front të dytë konflikti në Gjeorgji dhe Moldavi përmes disa planeve të supozuara politike dhe ushtarake.

“Kombinimi i këtyre faktorëve nuk lejon askënd që të relaksohet. Ne mbajmë shënime dhe i përdorim ato në planet tona”, ka thënë Lavrovi gjatë një vizite në Uzbekistan.

Nga ana tjetër, Dmitry Medvedev, ka sulmuar ashpër kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki, duke thënë se Ukraina ka të drejtë të godasë Rusinë dhe të mos shqetësohet për një luftë të NATO-s me Rusinë, pasi kjo e fundit do të mposhtej shumë shpejt.

“Nuk e di se kush do të fitojë apo humbasë një luftë të tillë, por duke marrë në konsideratë rolin e Polonisë si një repart ushtarak i NATO-s në Evropë, ky vend është i destinuar të zhduket, bashkë me kryeministrin e saj budalla”, ka thënë zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna ka vendosur që të zgjerojë angazhimet e saj edhe…