Meek Mill lirohet nga burgu
26 prill 2018
| 11:12
Meek Mill u lirua në fillim të kësaj jave nga burgu. Gjykata Supreme e Pensilvanisë mori vendimin për ta lëshuar reperin, raporton “TMZ”.
“Dua të falënderoj Perëndinë, familjen, miqtë, avokatët dhe ekipin tim në Roc Nation, duke përfshirë Jay-z, Desiree Perez, mikun tim të mirë Miachel Rubin, fansat e mi dhe Gjykatën Supreme për dashurinë, mbështetjen dhe inkurajimin e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka deklaruar Meeku.