Mefail Bajqinovci: Veç fillimi
29 nëntor 2020
| 22:38
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një fotografi nga masa ku ishte mbledhur në qytetin e Podujevës pas fitores së Shpejtim Bulliqit në zgjedhjet për kryetar në këtë komunë.
Në këtë fotografi shihet edhe Albulena Haxhiu, ish-ministrja e Drejtësisë, raporton “Epoka e re”.
“Veç fillimi”, ka shkruar deputeti Bajqinovci.