Megan Fox asnjë minutë vetëm
Mund të cilësohet si një nga ndarjet më të bujshme , ajo e aktores Megan Fox dhe Brian Austin. Pas 10 vjetësh së bashku çifti i ka dhënë fund martesës së tyre në këtë periudhë karantine.
Por mesa duket dashuria tjetër për Fox paska qëndruar prapa dere pasi nuk ka vonuar shumë dhe një princ tjetër i kaltër ka ardhur në jetën e Megan.
Sipas “Daily Mail” spekulimet janë shtuar akoma edhe më shumë teksa aktorja është parë në shoqërinë e reperit amerikan Machine Gun Kelly.
Megan dhe Kelly janë parë duke lëvizur në Los Angeles, gjë që nënkupton se 34-vjeçarja po e kalon izolimin me reperin.
Dyshimet për këtë të fundit janë shtuar kur Kelly u pa edhe me vajzën e Megan Fox duke dalë shëtitje. Brian dhe Megan kanë tre fëmijë së bashku.
Marrëdhënia e tyre gjithmonë ka pasur ulje dhe ngritje. Ata në vitin 2015 u paraqitën në gjykatë për divorc, por më pas e anuluan dhe u kthyen bashkë një vit më vonë, pra në 2016./Klan Plus/