Megan Fox zbulon pse hoqi dorë përfundimisht nga alkooli

22 korrik 2021 | 15:42

Në vitin 2009 bëri një gafë të madhe në “Golden Globes”, e si pasojë ajo hoqi dorë përfundimisht nga alkooli. Është fjala për aktoren dhe modelen e famshme, Megan Fox, e cila në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar se flet më shumë seç duhet kur pi alkool.

“Jam trans, një burrë”/ Megan Fox zbulon pse hoqi

“Unë isha ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe tre vëllezërit Jonas. Në Golden Globes ata gjithmonë vendosnin shishe gjigante të shampanjës Moët në tryezë – unë piva shumë gota atë natë. Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja pse, unë isha agresive dhe thashë broçkulla që nuk do t’i kisha thënë kurrë në tapetin e kuq në atë mënyrë. Unë mendoj se kam pasur shumë telashe për çdo gjë që kam thënë. Nuk e mbaj mend pse, por di që kam pasur”, është shprehur Megan për Who What Wear”.

TMZ ka publikuar një video ku Fox i referohet një interviste me ish-moderatoren e E!News, Guliana Rancic, e cila e quajti atë të “bukur”.

“Jam e sigurt që jam sozi e Alan Alda. Jam trans. Jam një burrë. Jo, jam e tmerruar nga pasiguria dhe jam gati për të vjellë tani. Jam kaq e tmerruar që jam këtu dhe jam në siklet dhe e frikësuar”, i është përgjigjur Fox.

Por nuk është vetëm kaq, pasi Megan është shprehur në këtë intervistë se e donte shumë gjoksin e Salma Hayek dhe se i dashuri i asaj kohe, Brian Austin Green, nuk donte ta shoqëronte në event, sepse “ka ego dhe se nuk i intereson”.

“Jam trans, një burrë”/ Megan Fox zbulon pse hoqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Këngëtarja e njohur Demi Lovato mesa duket i është…