Meghan detyron Harryn të heqë dorë nga një traditë e vjetër mbretërore
Në lajmet që qarkullojnë lidhur me familjen mbretërore, thuhet se princi William mendon se Meghan po e largon Harryn nga familja.
Fillimisht ishte largimi i dukës dhe dukeshës së Sussexit nga Pallati Mbretëror, për të jetuar të ndarë, ndërsa së fundmi Harry nuk mori pjesë në një ndër aktivitetet që është kthyer në traditë për familjen mbretërore dhe kjo për shkak të kërkesës së Meghan.
Bëhet fjalë për aktivitetin e gjuetisë, në të cilin Harry ka qenë një pjesëmarrës i rregullt çdo vit.
Sipas The Sunday Mirror, ai nuk ka qenë i pranishëm në këtë aktivitet për herë të parë pas 20 vitesh, pasi Meghan është mbështetëse e të drejtave të kafshëve.
Ajo i adhuron kafshët dhe nuk është aspak dakord me gjuetinë apo me marrjen e jetës së tyre, prandaj nuk vesh kurrë gëzof.
Nuk dihet se si ka reaguar Ëilliam në lidhje me këtë gjë, pasi ai dhe Harry e kanë ndjekur çdo vit bashkë këtë traditë të familjes mbretërore.