Meghan e Harry duan ta blejnë rezidencën që kushton 10 milionë paund
03 maj 2020
| 14:05
Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke shikuar për një rezidencë prej 10 milionë paund, dhe po planifikojnë të marrin edhe Doria-n me vete.
Doria është nëna e Meghan, ndërkohë “The Sun” shkruan se kjo vile ka gjashtë dhoma gjumi dhe ndodhet në Los Angeles.
Rezidenca po shitet nga prodhuesi i filmit “Fast and Furious”, Steve Chasman, dhe ka fqinj të famshëm si Tom Hanks dhe Ben Affleck.
Një burim ka thënë për “The Sun” se 38-vjeçarja dhe 35-vjeçari janë duke shikuar për një shtëpi me hapësira të mëdha, për ata dhe djalin e tyre, Archie.
Nga lajmet e ndryshme të mediave të huaja, duket se Meghan dhe Harry kanë parë shumë shtëpi deri tani, me çmime marramendëse, por ende nuk kanë vendosur se cilën të blejnë.