Meghan Markle dhe Princ Harry duan të tërhiqen nga familja mbretërore
10 janar 2020
| 11:22
Duka dhe Dukesha e Sussex përmes një deklarate kanë thënë se “e kanë ndërmend të tërhiqen si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht”.
Deklarata zyrtare nga Princi Harry dhe Meghan thotë: “Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një tranzicion këtë vit duke filluar nga krijimi i një roli progresiv brenda këtij institucioni. Ne e kemi ndërmend të tërhiqemi si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar ta mbështesim plotësisht Lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën”.