Meghan Markle i kërkon mbretit Karl takim “kokë më kokë”, çfarë do të diskutohet mes tyre
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, i ka kërkuar vjehrrit të saj, tashmë mbretit Karl që të kenë së bashku një takim “kokë më kokë”.
Sipas ekspertit mbretëror Neil Sean, takimi është kërkuar të bëhet para se Duka dhe Dukesha i Sussex të kthehen në SHBA, atje ku jetojnë.
“Ajo tani do të donte që para se të ktheheshin në Kaliforni, të kishte një takim “kokë më kokë” me Mbretin Charles III. Kjo është e drejtë e saj.” tha Sean.
Neil Sean ka bërë me dije se Markle ia ka dërguar këtë kërkesë mbretit Karl me anë të një shkrese zyrtare.
Në letrën e shkruar nga Markle, thuhet se do të diskutohen ngjarjet që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, problematikat në familje, në mënyrë që të mos ketë më keqkuptime mes tyre.
Megjithatë, ende nuk duhet nëse ky takim do të zhvillohet dhe nëse mbreti Karl do të ulet e të diskutojë me djalin dhe nusen e djalit të tij.