Meghan Markle ka gënjyer në intervistën që tronditi familjen mbretërore? Ja për çfarë bëhet fjalë

14 mars 2021 | 13:15

Mbarë opinioni publik dhe sidomos pallati mbretëror, u tronditën nga intervista “bombë” e Princ Harry-t dhe Meghan Markle.

Dukesha e Sussex vendosi që në intervistën për Oprah Winfrey, të nxirrte në dritë prapaskenat e errëta të familjes mbretërore, që askush nuk i dinte më përpara.

Intervistën e nisën duke treguar gjininë e fëmijës së tyre të dytë, që shumë shpejt do të vijë në jetë. Djali i tyre Archie do të bëhet me motër dhe çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Më pas, Meghan vijon duke treguar se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë për ta.

Por jo vetëm kaq, pasi intervista e shumëpritur vazhdoi me rrëfimin e sinqertë të tyre dhe të vërtetat që dolën sheshit, e që po komentohen shumë nga opinioni.

Gjithashtu Dukesha e Sussex është shprehur në një moment se pallati mbretëror i kishte marrë pasaportën kur ka nisur marrëdhënien me Harry-n, dhe që nga ai moment ajo nuk e ka parë më, deri kur u largua nga familja.

Por duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi “Page Six” ka shkruar se Meghan ka bërë 13 udhëtime në gjysmën e botës, pasi u lidh me Princ Harry-n. Këto udhëtime nuk përfshijnë detyra mbretërore, por ka qenë si turiste. Nga New York në Ibiza, por edhe Itali e Amsterdam.

Dhe në të gjitha këto raste, Meghan duhet të ketë paraqitur patjetër pasaportë. Për “The Sun”, Margaret Holder, eksperte mbretërore, ka shpjeguar se pasaporta e Meghan si çdo dokument i familjes mbahej në pallat për siguri, por Dukesha e merrte sa herë i duhej.

Ndërkohë, çdo fjalë e deklaratës së Meghan po analizohet me imtësi e detaje, për të vërtetuar nëse fjalët janë ose jo të vërteta.

Meghan Markle ka gënjyer në intervistën që tronditi familjen

Meghan Markle ka gënjyer në intervistën që tronditi familjen

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e katërt radhazi për Brooklyn Nets në NBA. Skuadra…