Meghan Markle në Nju Jork, shëtitje dhe darka luksoze me mikeshat
22 shkurt 2019
| 12:01
Meghan Markle ka zbritur në Nju Jork, për herë të parë pas martesës së saj në maj të 2018-s me princin Harry.
Ajo ndodhet në Amerikë për festën e Baby-showerit, me mikeshat e saj më të dashura, por Dukesha e Sussex ka përfituar nga rasti për t’u relaksuar, duke vizituar muzetë dhe duke darkuar në restorante luksoze, si ajo me Serena Williamsin.
E shoqëruar nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe nga stafi i sigurisë mbretërore, ajo zbavitet në Nju Jorkun e ftohtë dhe tregon barkun e saj, në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Royal Baby pritet të vijë në jetë në pranverë.