Meghan Markle nuk i beson babait dhe nuk do pajtohet me të?
27 gusht 2018
| 13:43
Drama familjare e Meghan Markle është dokumentuar mirë, veçanërisht pasi ish-ylli i “Suits” është martuar me Princin Harry në maj të vitit 2018.
Raportohet se është jashtëzakonisht e vështirë që Meghan do të pajtohet me babain e saj, Thomas Markle.
Pas skandalit gjatë dasmës mbretërore ku Thomasi i shiste paparacëve fotografi të vajzës për të fituar para, ai s’ka bërë asgjë për t’i hyrë në zemër familjes mbretërore.
Dhe Meghan tani po mban distancë nga babai i saj.
“Disa nga ato që ai ka thënë kanë qenë emocionalisht abuzive, duke bërë çdo pajtim të mundshëm edhe më të vështirë”, mësohet të ketë thënë një burim.