Meghan Markle paditet sërish nga motra e saj
Samantha Markle, motra e Meghan Markle, e ka paditur sërish dukeshën.
59-vjeçarja, e cila ka të njëjtin baba me Meghan, thotë se dukesha e Sussex e ka dëmtuar atë.
Në dokumentet e gjykatës së apelit të arritura nga The Sun, Samantha pretendon: “Meghan e dinte se çfarë po bënte”.
Avokatët e saj shënojnë: “Ajo e shkatërroi Samanthan publikisht”.
“Ajo ka bërë atë që Samantha të mos mund të punojë, apo edhe të shijojë aktivitetet më të zakonshme”.
Kjo vjen pasi gjyqtarja Charlene Edwards Honeywell vendosi që Samantha nuk ishte në gjendje të siguronte prova për të dëshmuar shpifjen në mars.
Meghan u padit nga gjysmë motra e saj për 70 mijë euro.
Në dokumente, Samantha zbuloi gjithashtu se pretendimet e Meghan kanë dëmtuar reputacionin e saj personal dhe profesional pasi ajo ka hasur në “vuajtje të pamëshirshme në internet”.
Kjo çështje sillet rreth komenteve të bëra gjatë intervistës së Princit Harry dhe Meghan në 2021 me Oprah Winfrey.