Meghan Markle planifikon ‘baby shower-in’ e dytë për foshnjën
17 mars 2019
| 17:34
Meghan Markle do mbajë “Baby shower-in” e dytë për foshnjën e saj që do vijë në jetë së shpejti.
Dukesha e Sussex raportohet se po planifikon një festë tjetër në Britani të Madhe, pas asaj në Nju Jork.
Meghani është ballafaquar me kritika pasi festa e parë e mirëseardhjes së foshnjës, që tashmë është kthyer në traditë për gratë shtatzëna, ka kushtuar 350 mijë paundë.
Por duket se kritikat nuk do ndalen ndaj Markel, e cila pretendohet se ka planifikuar një festë të dytë më private në Britani.
Mes të ftuarve raportohen se janë Victoria Beckham dhe nëna e Meghan, Doria, që do të fluturojë nga Los Angelos.
Festën e parë Dukesha e ka zhvilluar në muajin shkurt.