Meghan Markle refuzon të përulet ndaj rregullave strikte të Mbretëreshës (Foto)
Një fustan i zi i shkurtër i Dukeshës së Sussex, i veshur në performancën bamirëse “Hamilton” javën e kaluar , i shkonte si një aktore e suksesshme të Hollywood.
Por fustani që vuri në pah këmbët e saj të tonifikuara ishte i rrezikshëm për rolin e saj në Mbretërinë Angleze, raporton “Oranews”.
Në fakt veshja e saj prej 459 dollarësh nga “Judith & Charles”, ka thyer jo më pak se katër rregulla të arta të kodit mbretëror të veshjes.
Natyrisht, nuk ka asnjë libër rregullor, por Mbretëresha e ka bërë të qartë se ekziston një protokoll i pashkruar që dikton se çfarë duhet të veshin gratë mbretërore dhe kur.
Katër rregullat e arta të kodit mbretëror të veshjes
Rregulli numër 1: Nuk duhet veshur fund mbi gju
Rregulli numër 2: Nuk duhet të zbulohen këmbët
Rregulli numër 3: Jo veshje të zezaRregulli numër 4: Jo kustum me pantallona
Dhe të gjitha këto rregulla janë thyer nga Meghan Markle.